Regata Grande Salento mbërrin në Vlorë

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Regata Grande Salento tashmë në edicionin e 9-të të saj ka mbërritur sërish në Vlorë, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe ministri i Turizmit Blendi Klosi. Jo vetëm në edicionin e saj, me vajtje -ardhje Brindisi-Vlorë, tashmë për herë të dytë regata, në Vlorë, me një ndalesë dy ditore edhe në gjirin e Vlorës, ndërsa për herë të parë, duke nisur nga java e ardhshme, për fëmijët e Vlorës dhe jo vetëm do të ofrohet edhe mësimi falas për barkat me vela.

Është pikërisht lidhja detare italiane, seksioni i Brindisit e cila ka themeluar në 2011 këtë regatë në kujtim të eksodit shqiptar të vitit 1991.
Regata Brindisi-Valona ka një domethënie që shkon përtej garës sportive, një takim mes dy brigjeve, dy popujve, dy kulturave, një mesazh miqësie dhe dëshirë për të nxitur bashkëpunimin kulturore, ekonomik dhe turistik.

Next

Aktiviteti në brigjet e Vlorës tregon se sa shumë ka Vlora për të ofruar për turizmin, për ta bërë Vlorën destinacionin turistik të të gjithëve, sipas kryebashkiakut Leli.

Ministri Klosi tha se qëllimi mbetet që detin ta ofrojmë si një destinacion të rëndësishëm turistik, ndërsa për herë të parë nis një shkollë për fëmijët që duhet të mësohen me detin.
“Strategjia e re e ekonomisë së detit është një nga qëllimet kryesore të ministrisë dhe e nisim diçka të tillë pikërisht nga Vlora. Na duhet gjithsesi që të rinjtë shqiptarë të mësojnë dhe të edukohen me detin”, tha Klosi.

24 anije me vela kanë mbërritur prej datës 4 korrik në mbrëmje në Vlorë, me rreth 150 pjesëmarrës, në regatën Brindisi-Valona, ndërsa veç udhëtimit që lidh dy brigjet shqiptare dhe italiane, qëllimin mbetet që kjo regatë të jetë një impuls për turizmin në Vlorë dhe Shqipëri.

 

 

Zjarr Tv Ad