“Regjia qendrore e Big Brother…”/ Artan Hoxhën e largojnë nga puna, gazetari flet pa dorashka dhe nxjerr zbuluar emrin e njohur që mori këtë vendim

0
3490
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në A Show me Adi Krastën, në Syri Tv, Artan Hoxha tregoi si iu komunikua shkarkimi nga puna dhe si ndryshuan qëndrim ata, që ai i quan regjia qendrore (pushteti), kur ai publikoi një material për 21 janarin.

Hoxha thotë se vendimet në televizionin ABC i merr Endri Fuga, drejtori i mediave në Kryeministri dhe njeriu që kujdeset për PR-in e Edi Ramës. Artan Hoxha prej dy muajsh nuk është në punë.

“Nuk ka qenë asnjëherë media dhe paisazhi mediatik kaq i kontrolluar nga një regji qendrore.

Televizioni ku unë punoja, pa më njoftuar askush, i ishte dhënë një urdhër redaktorëve që nuk del më në ekran. Në ekran kanë dalë të gjithë analistët që dilnin në ekranet e tjera. Dhe nga ai moment për shkak se ngjarjet vazhduan. Deri aty dukesha si i tyre, çoja ujë te mulliri i tyre dhe tani kisha kaluar te krahu tjetër.

Padashur gjatë rrugës unë nxora materialin tjetër të 21 janarit dhe menjëherë më thirrën e më thanë që mund të vesh atje, mund të të japim edhe dyfishin e rrogës, por ne duhet të komunikojmë me Fugën.

U thashë a bëhet gjë të mos jem te kjo bordero. S’më kishte bërë vaki ndonjëherë. Të gjithë njerëzit thoshin mund të shkosh menjëherë në punë por ne po flasim me ata.More nuk dua të flisni me atë. Nëse fati jonë varet nga regjia qendrore, ne duhet ta lëmë këtë punë. Unë po i bëj dy muaj zyrtarisht pa punë.

Por nëse unë nuk arrij dot me kaq eksperiencë sa kam unë, me këtë natyrë pune, të ngelem jashtë profesionit tim sepse ka vendosur “regjia qendrore e Big Brother…””, u shpreh gazetari i njohur, Artan Hoxha.

Zjarr Tv Ad