Regjisori Budina me tone të forta nga inceneratori i Tiranës: Bandat po bëjnë ligjin në këtë vend, ta shporrim!

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Regjisori Edmond Budina me tone të forta iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen për t’i dhënën fund qeverisjes së Ramës. Ai tha se bandat po qeverisin në këtë vend.

“Në Shqipëri drejton mafia, nuk ka qeveri, ka mafie që bën ligjin në këtë vend. Kjo është fatkeqësia më e aadhe e këtij vendi. Bandat bëjnë ligjin në këtë vend. fakti është inceneratori i Tiranës që nuk ekziston.

Ja ku është skena tjetër e krimit, Teatri Kombëtar që e shembën në mënyrë të jashtëligjshme me njerëzit brenda. mafia nuk pyet për jetët e njërëzve, siç u vra Ardit Gjiklaj. Ne nuk duhet të ndalojmë. Çdo protestë duhet të ketë një rezultat. Ne kemi protestuar tek Teatri 2 vjet e gjysmë në mënyrë paqësore, përgjigja e shtetit ishte dhuna. donin të na vrisnin brenda teatrit. Atyre i duhet trualli që të ndërtojën kullat e të pastrojnë paratë. Në bibël: kur të bie në një faqe kthe tjetër, por kur të rrahin ç’duhet të bëj?

Duhet të ngrihemi më fort të përshkallëzojmë protestat. Të gjithë bashkë ti bashkohemi të gjithë atyre që e kanë me të vërtetë largimin e mafias nga pushteti. Do të vazhdojmë luftën tonë deri në fund. Askush të mos kujtojë se fakti që ka kaluar koha nga shembja e teatrit kjo do të harrohet. Të gjithë bashkë të shporrim mafien në pushtet”, tha ai.

Zjarr Tv Ad