Regjistrohen 34 parti për zgjedhjet

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të marrin pjesë 34 parti politike. Në KQZ ka dorëzuar kërkesën dhe partia Bindja Demokratike e kryesuar nga astrit patozit, por për shkak të mungesës së vendimit të regjistrimit në gjykatë, për këtë forcë është lënë dhe nëj afat 5 ditor për paraqitjen e dokumenteve.

34 parti politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Këtë të martë, KQZ ka votuar pro për 9 forca politike mes tyre ato të drejtuara nga Bamir Topi, Spartak Ngjela dhe Koço Kokëdhima.

Në momentet e fundit të afateve ligjore, dokumentet janë dorëzuar dhe nga Bindja Demokratike, e cila koordinator do të ketë ish-deputetin e PD-së, Astrit Patozi.

Por dosja e partisë më të re është ende e paplotë, pasi nuk është konfirmuar në gjykatë.

Të dhënat, sigla, statuti dhe anëtarët e kryesisë janë dorëzuar po këtë të martë në Gjykatën e Tiranës.

Megjithatë në bazë të procedurave, KQZ i ka dhënë të drejtën për të paraqitur të gjithë dokumentet brenda 5 ditëve.

Më pas vendimi për regjistrimin apo refuzimin si pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore do të diskutohet në KQZ.

Paralelisht me përgatitjen e procesit të votimeve të 30 qershorit KQZ po vazhdon me dhënien e mandateve parlamentare, nga lista e PD u konfirmuan Artur Roshi, Zef Shtjefni dhe Nikolin Staka.

PARTITË PJESËMARRËSE NË ZGJEDHJE

Partia Socialiste e Shqipërisë Edi Rama

Partia Socialdemokrate Shqiptare Skender Gjinushi

Partia e Gjelbër Edlir Petanaj

Partia Kristian Demokrate Dhimitër Muslia

Partia Aleanca Demokristiane Zef Bushati

Partia Socialiste e Moderuar Gjergji Koja

Partia Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri

Partia Emigracionit Shqiptar Kostaq Papa

Personat me Aftësi të Kufizuar Gjovalin Shqalshi

Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare Genci Sakaj

Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata

Demokracia e Re Europiane Koçi Tahiri

Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane Valentino Mustaka

Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet Kujtim Muça

Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi

Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen Kristo Kiço

Partia për Demokraci dhe Solidaritet Gaqo Apostolo

Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve Ymer Kurti

Partia Komuniste e Shqipërisë Qemal Cicollari

Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber Valteri

Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni

Partia Bashkimi Liberal Demokrat Arian Starova

Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë Arian Galdini

Partia Kombëtare Konservatore Kujtim Gjuzi

Partia për Mbrojtjen e te Drejtave të Puntoreve Kadri Isufaj

Fryma e Re Demokratike Bamir Topi

Lista e Barabartë Ben Blushi

Partia Zgjidhja Koço Kokëdhima

Partia Demokracia Sociale Paskal Milo

Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela

Partia Socialpuntore Shqiptare Ramadan Ndreka

Partia e Reformave Demokratike Krenar Rryçi

Pajtimi Kombëtar Shqiptar Spartak Dobi

Aleanca Kuq e Zi Lumturie Ratkoceri

 

Zjarr Tv Ad