Reja debuton me humbje, Shqipëria dominon lojën por mposhtet nga Islanda

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria pëson një tjetër humbje në eliminatore e Euro 2020.

Edi Reja debutoi me humbje pasi kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-0 në transfertën e vështirë kundër Islandës.

Shqipëria megjithëse dominoi lojën nuk arriti që të dilte me pikë, ndaj një rivali direkt në Grupin H që synon kualifikimin në Kampionatin Europian, shkruan SYRI.net.

Takimi filloi mjaft mirë për skuadrën tonë me Lenjanin që në minutën e 4′ harkon bukur nga e majta për Hysajn, i cili gjuan me të majtën drejt portës, por ndalet nga portieri Haldorson.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 22’ nga Johann Gudmundsson i cili dribloi 3 lojtarë shqiptarë dhe me gjuajtjen e tij arrin të mposhtë edhe portierin, Etrit Berisha. Gjatë golit mbrojtja kuqezi ishte e “përgjumur” duke i lënë mundësi kundërshtarit të depërtojë në zonën e 16-metrave.

Edhe gjatë minutave të mbetura të pjesës së parë ishin kuqezinjtë që dominuan lojën por raste të pastra për shënim por mungonte finalizimi.

Mbrojtësi Dermaku ishte shumë pranë golit, ku gjuajtja e tij u devijua nga një futbollist i Islandës, edhe përfundon ngjitur me traversën.

Edhe në fraksionin e dytë të lojës ishte Shqipëria më sulmuese por jo konkrete me Cikalleshin, Balajn dhe Hysajn që shpërdorojnë raste.

Pas 3 ndeshje në këto eliminatore, Shqipëria grumbullon vetëm 3 pikë.

 

Zjarr Tv Ad