Reja lëviz kartat, ndryshon fytyrën e kuqezinjve para Moldavisë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kombëtarja shqiptare e futbollit kërkon që të harrojë sa më shpejt humbjen e Reykjavikut, 1-0 ndaj Islandës, teksa në stadiumin “Elbasan Arena” pret Moldavinë. Një takim me mjaft vlera për kuqezinjtë, që përpos dëshirës për të arritur fitoren e parë nën erën Edi Reja, duan që të mbajnë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Europianin 2020.

Tekniku italian ka menduar teknika të reja për të arritur te fitorja, e cila do të jetë shpresëdhënëse për të ardhmen. Ndryshe nga Islanda, Moldavia nuk është një ekip fizik, kështu që do të ketë disa ndryshime në formacion. Megjithatë, skema mbetet sërish ajo e Reykjavikut, 3-5-2. Në portë konfirmohet Berisha.

Para tij pritet të vendosen Veseli, Ismajli dhe Dermaku, me këtë të fundit që është në balotazh me kapitenin e kombëtares, Mërgim Mavraj. Mesfusha me 5 pritet të përbëhet nga Abrashi, Kaçe, Xhaka, Hysaj dhe Aliji. Maja e sulmit pritet t’i besohet Sadikut, që do ketë mbështetjen e Uzunit, i cili do të vihet në mbështetje të tij.

Emra që pritet të rikthejnë te 3 pikëshi kuqezinjtë, që nuk fitojnë një ndeshje zyrtare prej 7 shtatorit të vitit 2018. Atëherë, kuqezinjtë e Panuccit mposhtën 1-0 Izraelin, teksa në këto kualifikuese numërojnë 3 pikë në vendin e katërt të grupit H.

Zjarr Tv Ad