Reja palnifikon tre talente të reja për kombëtaren

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edy Reja ka vendosur të afrojë talente të reja në ekipin kombëtar. Për rreth 3 muaj italiani është në krye të pankinës së Shqipërisë dhe ideja e tij për të rinovuar ekipin mesa duket do të nisë nga Superliga.

Sipas burimeve të FSHF, Reja ka identifikuar tre lojtarë të cilët mendon se mund të bëjnë hapin e madh për tu bërë pjesë e skuadrës së parë të kombëtares.

Trajneri italian ka shprehur vlerësimin e tij për mesfushorin 20 vjeçar të Partizanit, Esat Mala. Ky i fundit u grumbullua në Durrës në muajin Maj. Malaj ka lindur në Prizren dhe ka rënë në sy të trajnerit të kombëtares për teknikën por edhe për faktin se mund të luajë në disa pozicione mes mesfushës dhe sulmit.

Talenti tjetër që Reja kërkon të afrojë  është Ernest Muçi. Ndonëse jo shumë i njohur, kjo edhe për faktin se është vetëm 18 vjeç, sulmuesi i krahut që luan për Tiranën është aktivizuar dy herë me kombëtaren U19 nën trajnerin Erion Bogdani dhe ka shënuar një gol. Muçi është përfshirë në skuadrën e parë të Tiranës nën trajnerin Ze Maria dhe Ardian Mema.

Futbollisti i tretë në radarin e Rejas luan për ekipin e Chelesa në Premier League. Bëhet fjalë për 17 vjeçarin Armand Borja i cili një vit më parë u bë pjesë e bluve të Londrës. Ai ka lindur në Angli por origjinën e ka nga Malësia e Madhe. Ai është aktivizuar me ekipin U21 të kombëtares dhe ka shënuar në fitoren 3-1 kundër Uellsit.

 

Zjarr Tv Ad