“Reklama për Banakingun – do të bëhet BanaKim!”/ Dylgjeri ironizon ambasadoren Kim: Nga “do hamë bar”, do të kalojmë në “Republikën e Bananeve”

0
251
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I njohur për ironitë e tij gazetari i njohur Ylli Dylgjeri, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë Yuri Kim, për deklaratën e saj të bërë në korrik, ku pas një takimi me Bashën deklaronte se duhet bërë ndarja nga e shkuara ose demokratët do të hanë bar.

Kohët e fundit janë kapur tonelata me kokainë në kontenierët e bananeve, dhe këtë gjë e ka përdorur Dylgjeri për të thumbuar ambasadoren Kim, ku shkruan se nga do të hamë bar do të kalojmë në “Republikën e Bananeve”.

Postimi i Dylgjerit:

Thuhet se ka një reflektim nga znj.Yuri Kim!

Në parashikimin se mund të hamë edhe bar, është bërë një korektim në Menu me “do të hamë edhe banane”.

Dmth Republikë Bananesh. Në këte funksion do të ndryshojë edhe teksi te reklama e Arditit për Banakingun – do të bëhet BanaKim!

Zjarr Tv Ad