Rekomandimi pa kushte, Gjonaj: Të vendosur për drejtësi të pavarur

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka përshëndetur rekomandimin për hapjen e negociatave nga ana e Komisionit Evropian. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, ministrja Gjonaj thekson se ‘’ rezultatet pozitive të procesit reformues në drejtësi, si një reformë unikale dhe historike, ka dëshmuar se jemi të vendosur për ti dhënë qytetarëve shqiptarë një drejtësi të pavarur, të pakorruptuar, të drejtë dhe efektive. ‘’

Statusi i plotë:

Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Evropian për çeljen e negociatave me Shqipërinë është lajmi më i mirë për shqiptarët.

Rezultatet e arritura në reformat e vështira që kemi ndërmarrë, të njohura tashmë nga Komisioni Evropian, janë një dëshmi e qartë se jemi në rrugën e duhur të konsolidimit të shtetit ligjor.

Rezultatet pozitive të procesit reformues në drejtësi, si një reformë unikale dhe historike, ka dëshmuar se jemi të vendosur për ti dhënë qytetarëve shqiptarë një drejtësi të pavarur, të pakorruptuar, të drejtë dhe efektive.

Qëndrueshmëria e zbatimit të reformës në drejtësi është vlerësuar nga Komisioni Evropian, dhe me ngritjen e institucioneve të tjera të drejtësisë, do të kemi një sistem drejtësie të bazuar tek profesionalizmi, që lufton korrupsionin dhe në të cilin qytetarët do te kenë besim se do të marrin drejtësi.

Lufta kundër korrupsionit është një sfidë e cila na ka udhëhequr dhe do vazhdojë te na udhëheqë në të gjithë veprimtarinë tonë shtet-bërës dhe është një nga objektivat prioritare të kësaj Qeverie.

Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht masat që ne kemi ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit, duke njohur avancimin në zbatimin e Strategjisë Ndërsektoriale në Luftën Kundër Korrupsionit dhe Planin e Veprimit 2018-2020, ndryshimet në kuadrin ligjor, si edhe rezultatet konkrete pozitive dhe proaktivitetin e Task Forcës kundër Korrupsionit dhe fillesat e procedimit të zyrtarëve të lartë.

Qeveria, shumica qeverisëse është e angazhuar plotësisht ne vijimin e të gjitha proceseve reformuese qe ka ndërmarrë, në interes të shqiptarëve, në rrugëtimin e integrimit evropian të Shqipërisë.

 

Zjarr Tv Ad