Renditja e Shqipërisë në Eurovision, BBC tregon arsyen e pakëndshme se përse Maliqi nuk u shpall fituese

0
147
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këngëtarja Jonida Maliqi mbrëmjen e kaluar na ngriti zemrat peshë të gjithëve me performancën e saj spektakolare në finalen e madhe të Eurovision-it me këngën “Ktheju Tokës”.

Mirëpo së fundmi një reporter i BBC-së i ka dedikuar disa rreshta Jonidës, ku mes tyre tregon edhe arsyen e pakëndshme se përse ajo nuk u shpall fituese.

Mbrëmë bukuroshja mbante kodin numër 2 dhe këndoi e dyta, dhe gjithçka lidhet pikërisht me këtë fakt.

“Asnjë finalist i cili ka qenë i dyti në radhë për të performuar nuk ka fituar ndonjëherë Eurovision-in. Ky është një lajm i keq dhe hidhërues për shqiptaren Jonida Maliqi”, shkuan reporteri i BBC-së Neil Smith.

Kjo mund të jetë një rastësi, sikundër mundet edhe të mos jetë aspak një rastësi, megjithatë përderisa nuk ka prova evidente nuk mund të dalim në konkluzione.

“Kënga ‘Ktheju tokës’, vështirë se drithëron dikë aq sa për ta votuar si performancë”, vijon shkrimin e tij Neil Smith.

Ndërkohë, më tej ka cituar disa nga vargjet e këngës së Jonidës: “Çdo këngë, çdo lot, është thjesht një suvenir i hidhur. Ti humbe identitetin tënd kështu që bën mirë të shkosh në shtëpi tani.”

Rikujtojmë se Shqipëria u rendit në vendin e 18-të ndërsa shteti që u shpall fitues ishte Holanda që përfaqësohej nga këngëtari Duncan Laurence me këngën e titulluar “Arcade”…

 

Zjarr Tv Ad