Rëndohet gjendja e naftëtareve/ Duam djersën tonë dhe nuk do të dorëzohemi…

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Naftëtaret e Ballshit, vijojnë grevën e urisë dhe aktualisht, ndodhen në ditën e 7-të të ngujimit. Mëngjesin e sotëm, në ambientet ku po mbahet greva nga ana e naftëtareve, është shtuar dhe 1 krevat tjetër.

Gjendja shëndetësore e grave, është shfaqur e rënduar ditën e sotme, ku disa prej tyre, kanë patur kollë dhe lodhje fizike. Pavarësisht gjendjes së tyre të rënduar, ambulanca nuk ka shkuar për t’i vizituar.

Presim një zgjidhje. Deri tani heshtje totale. Nuk kërkojmë diçka që s’na takon, kërkojmë të drejtën tonë dhe nuk do dorëzohemi, kërkojmë marrjen e pagave të prapambetura, si dhe rifillimin e punës. Të punësohemi kërkojmë,- është shprehur një prej grevisteve.

Ish-grevisti Durim Skënderaj, i bëri thirrje Kryeministrit Rama, që në konferencën për shtyp që pritet të mbajë ditën e sotme, të reagojë dhe të japë një zgjidhje për naftëtarët.

Ne emër te grevisteve në ditën e 7-të të grevës së urisë, kërkojmë zgjidhje dhe i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama, pasi sot ka një konferencë, ndaj bëjmë thirrje për reagim dhe zgjidhje, – tha Skënderaj.

Zjarr Tv Ad