Rëndohet situata e Lefter Kokës, GJKKO regjistron akuza të tjera

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme ka regjistruar një tjetër padi të SPAK-ut në lidhje me ish-ministrin Lefter Koka krahas asaj të parës, e cila po e mban atë në qeli.

Këtë herë bëhet fjalë për dosjen e inceneratorit të Fierit.

Siç njofton GJKKO, Koka akuzohet sërish për “Shpërdorim i detyrës, në bashkëpunim”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, sipas akuzës sëe firmosur nga prokurorin Dritan Prençi.

“Caktimin e masës së  sigurimit  personal shtrëngues “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Lefter Koka, i biri i Haki-ut dhe i Lumturie-s, i datëlindjes 04.08.1964, lindur dhe banues në Durrës, me gjendje civile i martuar, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, i dyshuar: për kryerjen e veprave penale  “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 e 25, 260 e 25,  287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Më herët, Koka ishte arrestuar për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “pastrim parash” dhe ndodhet prej më shumë se dy muajsh në qeli.

Zjarr Tv Ad