RENEA kontrolle blic në fshatin Dritas

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa njëri prej 5 grabitësve spektakolare të 10 milion eurove në aeroportin e Rinasit mbeti i vrarë (Admir Murataj) në shkëmbimin e zjarrit me policinë, në terren vijojnë kontrollet e imtësishme për kapjen e 4 të tjerëve.

RENEA ka mësyrë në fshatin Dritas që ndodhet pranë Tapizës, aty ku dyshohet se mund të jenë fshehur autorët. Pikërisht në këtë zonë u gjet edhe makina e tretë e djegur. Deri më tani janë kontrolluar disa banesa, por edhe një magazinë, por ende nuk është gjetur diçka e dyshimtë, që të ketë lidhje me grabitjen. Në terren ka zbritur edhe vetë drejtori i policisë kriminale, Tonin Vocaj si edhe ai i Durrësit, Alfred Çepe.

 

Zjarr Tv Ad