RENEA zbarkon në Gjirokastër, 10 të ndaluar për kanabis

0
24

Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me forcat RENEA kanë ndërmarrë një operacion antidrogë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër.

Aksioni mësohet se është i shtrirë në të gjithë qarkun. Burimet flasin për të ndaluar në Tepelenë dhe Memaliaj.

Burimet flasin 10 të ndaluar në Tepelenë dhe Memaliaj. RTV Ora mëson se në Tepelenë janë arrestuar Edi Ballia, Arbër Brahimi, Shpëtim Brahimi dhe Agron Manka.

Mes të arrestuarve është edhe Bilbil Shqalashi nga Mirdita, dhëndër në Tepelenë. Të gjithe këta shtetas kanë pasur precendent të mëparshëm penal.

Ndaj tyre rëndon akuza për grup të strukturuar kriminal dhe prodhimin e shitje të lëndëve narkotike.

Po kështu gjatë kontrollit, në dy banesa janë gjetur dhe sekuestruar 40 rrënjë kanabis. Policia ka shoqëruar në komisariat shtetaset Shkëlqime Rabaj dhe Bajame Toto, në banesat e të cilave u gjet droga.

Njëra prej tyre mësohet se është e moshuar, mbi 65 vjeç.