Rengjethese, rrëfehet vajza e përdhunuar nga profesori dhe polici në Kosovë

0
30

Të enjten ka munguar në shkollë A.G. Ajo nuk ka guxim të ballafaqohet me bashkëmoshatarët e saj, të cilët tashmë e kanë kuptuar se ishte viktimë seksuale e mësuesit të saj, Shkelzen Xhekaj dhe hetuesit policor, Vesel Veseli.
E dobët fizikisht, por e fortë shpirtërisht, vajza nga Drenasi ka rrëfyer gjithë përvojën e saj të përjetuar që nga mosha 15 vjeç e gjysmë.

Ajo, tashmë ka marrë mbështetjen familjes së saj, por edhe gjithë Kosovës. E ulur në një stol druri, me kokë të mbuluar me kapele, vajza e dhunuar është zotuar se nuk do të dorëzohet më derisa përdhunuesit e saj të marrin dënimin e merituar.
Ajo natë ishte hera e parë që ajo kryente marrëdhënie. Ajo ka treguar se pse kishte vendosur ta denonconte në Polici arsimtarin, Xhekaj dhe si kishte përfunduar në duart e një dhunuesi tjetër, kësaj here me uniformë polici.