Rënie guresh dhe inertesh, reshjet e shiut sjellin problemet e para në vend, ARRSH nxjerr akset ku lëvizet me vështirësi

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reshjet e shiut që kanë rënë në vendin tonë në 24 orët e fundit kanë shkaktuar probleme në disa akse të vendit.

Sipas ARRSH ka pasur rënie gurësh në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe aksi Elbasan-Librazhd por pa probleme në qarkullimin e automjeteve.Ajo u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore duke reduktuar shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë.

Njoftimi i ARRSH

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë vazhduar gjatë natës pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve
Ka pasur rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në zonën e Poçemit, Gjirokastrës, Sarandës dhe në zonën e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd.

Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë. Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për mbarëvajtjen e akseve

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë

Zjarr Tv Ad