Reperi Stresi, dorëzohet në polici: Ja për çfarë ishte shpallur në kërkim

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është vetëdorëzuar në stacionin policor në Pejë të premten në mëngjes.

Në gusht, ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës pasi dyshohet për përfshirjen në sherrin e rëndë që ndodhi në një diskotekë në Pejë po atë muaj.

“Rreth orës 09:00 Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është vetëdorëzuar ne stacionin policor ne Peje. I njëjtë po intervistohet. Dyshohet për një rrahje”, ka njoftuar Policia.

Për këtë rast po ashtu Noizy dhe DJ Crax u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës.

Ata u arrestuan në Shëngjin me kërkesë të autoriteteve të Kosovës, por Noizy u lirua nga paraburgimi me vendim të Gjykatës së Durrësit, pasi ofroi garanci pasurore prej 5 milionë lekësh.

Zjarr Tv Ad