Mbrëmjen e djeshme, gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, Lulzim Basha lëshoi akuza të forta ndaj “shtetasit Ilir Meta”, siç edhe e quajti duke u përpjekur që ta ndajë nga presidenca.
Sipas kreut aktual të PD-së, Meta gjatë 2 javëve të fundit të fushatës zgjedhore ka qenë ndihma kryesore e Edi Ramës, gjë që çoi edhe në humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit nga ana e opozitës.
këtë të shtune, presidenti i është kundërpërgjigjur ashpër Bashës nëpërmjet zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, i cili e ka quajtur “kryetar kukull”.
Gjithashtu, ai i kujton Bashës padronin e vërtetë që e urdhëron si “katërkëndëshin” e dështimeve të tij, të cilat janë edhe arsyeja madhore, se përse Edi Rama dhe oligarkia ka kapur shtetin e gëzon edhe mandatin e tretë.
Reagimi i plotë:
“Përsëri Kryetari kukull, me porosi të padronit të tij, në shëtitjet mediatike të komisionuara, u përpoq të provokonte Presidentin e Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për të shfajësuar vetveten nga të gjitha gr*eminat drejt të cilave e çoi opozitën nga 17 maj 2017 deri më 25 prill 2021. Si Kontribuesi kryesor i Rilindjes, me KATËRKËNDËSHIN e përgjegjësive të Tij madhore: