Replikat/ “PD mund të shkrihet, nëse…”, Gjekmarkaj debat me Patozin: Po bëheni fasadë e Edi Ramës! A nuk është ky pazar?

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Agron Gjekmarkaj ka debatuar mbrëmë në emisionin “Real Story” me Astrit Patozin, kreun e partisë së re Bindja Demokratike, regjistruar së fundi në gjykatë, duke i kujtuar se me ngutin për pjesëmarrje në zgjedhje dhe me gjuhën e përdorur, njëjtë si ajo e Ramës, po bëhet fasadë e kryeministrit, në një moment të vështirë të tij.

Patozi deklaroi mbreme se “Basha betejen e tij politike ne vitin 2017 e kishte kunder LSI qe e etiketonte si organizate kriminale. Ku eshte morali i tij tani”.

Nderkohe qe paralajmeroi se PD do shkoje drejt shkrirjes, nëse nuk merr pjese ne zgjedhjet e 30 qershorit.

Pas tij, replikoi Gjekmarkaj duke thene: “Ju, Astrit e keni akuzuar Bashen per pazar me Ramen ne vitin 2017. A mos jeni ju ne kete moment qe po beni pazar me Kryeministrin, duke pranuar te shnderroheni ne diten e tij me te veshtire (sepse deshtim i madh eshte per nje shef ekzekutivi te shkojne ne zgjedhje pa opozitën), si fasade legjitimiteti opozitar? Ai ka nevoje per kete dhe ju po ja sherbeni kete nevoje!”- ka thene Gjekmarkaj.

Ja çfarë tha Gjemarkaj

E quaj farse nje proces elektoral pa opoziten dhe nuk ka kuptim te votoj, pra refuzoj te votoj ne zgjedhje një partiake! Persa i perket perket partise te themeluar nga zoti Patozi dhe pjesëmarrjes ne zgjedhje kam disa objeksione: Ju, Astrit e keni akuzuar Bashen per pazar me Ramen ne vitin 2017. A mos jeni ju ne kete moment qe po beni pazar me Kryeministrin, duke pranuar te shnderroheni ne diten e tij me te veshtire (sepse deshtim i madh eshte per nje shef ekzekutivi te shkojne ne zgjedhje pa opozitën), si fasade legjitimiteti opozitar? Ai ka nevoje per kete dhe ju po ja sherbeni kete nevoje!

Qe ju keni krijuar parti eshte mese normale, jeni ne te drejten tuaj, por pjesëmarrja ne zgjedhje te bojkotuara, urgjenca me te cilin gjykata jua jep vendimin e sidomos ajo per tu regjistruar ne probleme me ligjin ju nxjerr ne drite te keqe para elektoratit te djathte! Pat ngazellim per krijimin e ketij formacioni nga njerëzit e mazhorances, kur e tepruan ne gezim doli Kryeministri ne parlament dhe tha “Patozin e ka futur Saliu” duke bere diversion, duke krijuar “kundershtarin” e duke ju dhene ju kete status!

Ai ka nevoje qe ju tani te konsideroheni kundershtar! Para se te vija ketu une kontrollova artikujt e mi dhe pashe qe ne 7 a 8 taste kam kritikuar ashper Lulzim Bashen per nderprerjen e disa karrierave ne PD dhe per ju, per zevendesimet dhe listen qe beri e s’kam asnje pendese, per e mua e djathta eshte me shume se Sali Berisha, Luzim Basha, se ju, eshte elektorati, jane njerëzit dhe ne kete rast ata opoziten e duan te kompaktesuar kunder Edi Rames, pershtypja e tyre eshte se ju po i sherbeni atij!

Ju thate se nuk i doni votat e demokrateve te zemeruar, ju teorikisht keni nevoje per cdo vote, te zemeruara e te gëzuara, por ato mund ti merrni nese e rimemdoni vendimin tuaj per te mos marre pjese ne zgjedhje farse, nese nuk beheni ushqim per nevojat e Edi Rames! Padashje a me dashje ju po perdorni gjuhen e Kryeministrit ndaj Opozites!

Qe ajo do te shkaterrohet, qe ajo do te shkrihet, koalicioni i ëndrrave, pra po beni opoziten e opozites dhe kjo tradhton ligjerimen tuaj te djathte dhe ju nxjerr ne poziten e “gabimit” dhe “tradhtise” ndaj saj ndaj njerëzve qe ndihen te tille!

Deklarata e Patozit 

Nderkohe qe Astrit Patozi paralajmeroi shkrirjen e Partisë Demokratike, në rast se kjo force nuk merr pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

“PD mund te shkrihet nese nuk merr pjese ne zgjedhje. Dhe mua me dhimbset ajo parti dhe nuk dua qe ta shoh ne ate gjendje”, tha Patozi, duke shtuar se “Zgjedhjet e vitit 2017 jane deformuar por nuk jane ato zgjedhjet e para qe jane deformuar ne Shqiperi. Nuk kane qene ato zgjedhjet me te keqija ne Shqiperi”.

Sipas Patozit, “Basha betejen e tij politike ne vitin 2017 e kishte kunder LSI qe e etiketonte si organizate kriminale. Ku eshte morali i tij tani”.

Ne fund, Patozi pohoi se nese Lulzim Basha eshte i gatshem per ndryshimin e sistemit, ai do ta bashkonte voten me te, ne momentin qe do ta kishte ate vote.

Zjarr Tv Ad