“Reporterët pa kufij”: Rruga për BE e gjatë, gazetarët kërcënohen

0
4

“Reporterët pa kufi” kanë publikuar Indeksin botëror të lirisë së medias, në të cilën  Shqipëria ka një rënie me 7 vende, duke u renditur në vendin e 82-të.

Në seksionin për Shqipërinë, ‘Reporterët pa kufi’ theksojnë së sulmet ndaj medias si nga qeveria, ashtu edhe nga krimi i organizuar arritën në një nivel të paprecedentë në 2018.

“Gazetarët iu nënshtruan fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe procedimeve ligjore, që synojnë t’i intimidojnë dhe t’i frenojnë ata nga investigimi i korrupsionit.

Politikanët, të udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i quajnë gazetarët kazan dhe prodhues lajmesh të rreme.

Kryeministri ka propozuar një ligj që ka për qëllim të forcojë kontrollin e shtetit mbi median elektronike dhe, siç thonë kritikët, të kufizojë aksesin tek lajmet dhe informimi.

Një raport i përbashkët i publikuar nga Reporterët pa Kufij dhe BIRN, në mars 2018, nxori në pah një numër kërcënimesh që i janë bërë medias në Shqipëri.

Raporti gjeti se standardet rregullatore të medias po manipulohen në favor të interesave të qeverisë dhe pronësia r mediave televizive është përqendruar në duart e pak biznemenëve të mëdhenj.

Kjo ka krijuar një situatë në të cilën vetë-censura është gjerësisht e përhapur  dhe 80% e gazetarëve nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.” – thuhet në raport.

Organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin më të ri e ka renditur Kosovën në vendin e 75 në botë sa i përket lirisë së shtypit.Sipas kësaj organizate, situata politike në Kosovë është bërë gjithnjë më e tensionuar dhe e paqëndrueshme, si pasojë përafrimit të Serbisë fqinje me Bashkimin Evropian, gjë që e la Qeverinë e Kosovës në izolim diplomatik.

Mungesa e transparencës së qeverisë për çështjet e raporteve me Evropën ka ngjallur reagime të fuqishme nga opinioni dhe gazetarët, thuhet në raport.

Më tej aty theksohet se media të caktuara kanë kritikuar politikat nacionaliste të presidentit Hashim Thaçi dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Qeveria në anën tjetër, thekson raporti, ka akuzuar gazetarët se janë “tradhëtarë” ose “simpatizantë të serbëve”.

Sa i përket gazetarëve të komuniteteve tjera, raporti thekson se ndarjet etnike në Kosovë janë burim shumë shqetësues për gazetarët e komunitetit serb. Mediat ne gjuhën serbe, sipas raportit, janë shpesh objektiva të sulmeve verbale, ngacmimeve kibernetike dhe fushatave nga mediat pro-qeveritare.

Indeksi botëror i Lirisë së Shtypit 2019 i përpiluar nga Reporterët pa Kufij (RSF) tregon se si në nivel botëror urrejtja ndaj gazetarëve ka degjeneruar në dhunë, duke kontribuar në rritjen e frikës. Sipas raportit numri i vendeve që konsiderohen të sigurta, ku gazetarët mund të punojnë në siguri të plotë, vazhdon të bjerë, ndërsa regjimet autoritare vazhdojnë të forcojnë kontrollin e tyre në media.

Norvegjia renditet e para në Indeksin 2019 për të tretin vit, ndërsa  Finlanda ka marrë vendin e dytë, të Holandës,  ku dy reporterë që mbulojnë krimin e organizuar u është dashur të jetojnë nën mbrojtje të përhershme policore. Një rritje në ngacmimet kibernetike bëri që Suedia,  të humbiste një vend. Renditja e Etiopisë dhe Gambia janë përmirësuar ndjeshëm nga Indeksi i vitit të kaluar.

Si rezultat i një klime gjithnjë e më armiqësore që shkon përtej komenteve të Donald Trump, Shtetet e Bashkuara (48) kanë rënë tre vende në Indeksin e këtij viti dhe klima e medias tani është klasifikuar si “problematike” .