Ditën e sotme, aktori i njohur Reshat Arbana dhe bashkëshortja e tij, kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Gjatë një bashkëbisedimi me Ministren e Shëndetësisë, Arbana në kontekst batute është shprehur: Na grinë me fotografi e me video tashti, mirë na e bëtë!
Ministrja Ogerta Manastirliu, shpërndau një video në rrjetet sociale, duke bërë me dije: “Baca Reshat me bashkëshorten nga sot janë më të mbrojtur nga kovidi. Vijojmë intensivisht vaksinimin e të moshuarve në të gjithë vendin”.
Bisedë mes palëve:
Manastirliu: Tani çdo gjë do të shkojë mirë.
Arbana: Faleminderit!
Manastirliu: Uluni tani qëndroni 20 minuta. Tani duhet të tregoheni të kujdesshëm për tre javë, pastaj do bëjmë dozën e dytë.
Arbana: Rrofsh! Faleminderit! Na grinë me fotografi e me video tashti, mirë na e bëtë!
Manastirliu: Shpresoj që çdo gjë do shkojë mbarë. Faleminderit! Do t’i vaksinojmë të gjithë dhe do kthehemi në normalitet.