Reshje të dendura shiu në të gjithë vendin, mësoni si do të jetë moti sot

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik.

Moti parashikohet me vranëisra mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit në fillim me intensitet të ulët e gradualisht fitojnë intensitet mesatar e lokalisht në veriperëndim deri të lartë. Kjo situatë do të vijojë deri në orët e mëngjesit, më pas reshjet e shiut do të mbeten prezente gjatë ditës të herëpashereshme por do të humbasin intensitet.

Në zonat malore në lartësin mbi 800 metra në verilindje dhe në lartësin mbi 1000 metra në juglindje reshje bore.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 13°C

në zona e ulëta 5 deri 20°C

në zona bregdetare 8 deri 19°C.

Zjarr Tv Ad