Reshjet e dëborës, Bashkia Bulqizë në “gjumë”

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Temperaturat e ulta edhe reshjet e shumta të dëborës, të cilat kanë rënë me intensitet të lartë, prej 3 ditësh kanë sjellë probleme në Bulqizë dhe fshatrat përreth.

Situata është problematike edhe në qytetin e Bulqizës, ku rrugët brenda qytetit kalohen me vështirësi.

Situata më e vështirë është në rrugët rurale, pasi deri tani nuk është marrë asnjë masë për hapjen e tyre.

Prej 4 ditësh, shumë fshatra të njësive administrative Trebisht, Ostren, Zerqan, Martanesh, Fushë Bulqize dhe Shupenzë vijojnë ende të jenë të izoluara, pasi trashësia e dëborës ka arritur në mbi 1 metër, e rrugët e këtyre fshatrave nuk janë hapur ende.

Zjarr Tv Ad