Reshjet e dëborës, Prefektura e Kukësit: Rrugët rurale të kalueshme me zinxhirë, në Mirditë tre fshatra të bllokuara

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Situata pas motit të keq që përfshiu vendin tonë në fundjavë është normalizuar në pjesën më të madhe të akseve rrugore pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës.

Prefektuara e Kukësit njofton se rrugët rurale janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa të bllokuara janë rrugët për njësitë Arrën, Zapod dhe Kalis. Po ashtu ka probleme me furnizimin me energji elektrike në Njësinë Topojan dhe disa fshatra në Njësinë Malzi.

Në Mirditë vijojnë të bllokuara nga bora rrugët e fshatrave, Ndërshen, Nënshejt e Lajthizë.

Nga subjektet kontraktore është punuar dhe po punohet për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të gjitha akseve rrugore nacionale.

Zjarr Tv Ad