Reshjet e shiut, ARRSH: Ja gjendja e akseve rrugore në të gjithë vendin

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot për gjendjen e akseve rrugore.

Përmes një njoftimi, ARRSH bën me dije se të gjithë kontratorët janë vënë në gadishmëri, pasi sipas parashikimit të motit priten reshje në të gjithë vendin.

Sipas ARRSH në disa akse rrugore është e nevojshme përdorimi i zinxhirëve.

“Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë natës për shkak të lagështisë në rrugë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”- sqaron ARRSH.

Njoftimi i plotë:

👉🏻Të gjithë kontraktorët kanë qenë dhe janë në gatishmëri, sepse sipas parashikimit të situatës meteorologjike sot priten reshje në të gjithë vendin.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër:
👉🏻Në Qarkun e Korçës, rreth orës 4 të mëngjesit kanë filluar reshje bore me intensitet. Trashësia e borës shkon 5-15 cm. Po punohet pa ndërprerje nga kontraktorët e mirëmbajtjes për pastrimin e akseve.

👉🏻Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Vetëm në pjesën fundore të rrugës Erind-Çajup, rreth 5 km, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

👉🏻Në Qarkun e Korçës qarkullohet me zinxhir në:
K/Boboshticë-Dardhë
Voskop-Voskopojë
Qafë Qarri-Ersekë, zona e Qafës së Qarrit

👉🏻Në Rajonin Qendror Tiranë:
Ka reshje shiu në të gjithë Rajonin. Në lartësi ka pasur reshje bore, si në Sarisalltik, Qafë Priskë, Gjinar, Steblevë.
🔴Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në pjesën fundore të rrugës Krujë-Sarisalltik.

👉🏻Në Rajonin Verior Shkodër:
Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë rajonin dhe në lartësi ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm segmentet ku ka prezencë ngricash.

🔴Qarkullohet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në rrugët:
Qafë Dragalicë-Klenjë-Steblevë, 15-17 km.
Kryqëzim Domaj-Draj Reç
Trebisht-Doganë

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë orëve te para të mëngjesit dhe gjatë natës për shkak të lagështisë në rrugë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

Zjarr Tv Ad