Retrospektive
Nga Erjon Kerçuku:
Viti 2013 dhe zgjedhjet po afrojne, jemi lodhur shume me SALIUN. Maloku nuk po ben me ate qe mendja ime kerkon. Do shkoj te votoj e ta rrezoj me voten time, se e shoh qe rruget e shtruara dhe investimet e huaja nuk po na sjellin leke tek xhepi, se une dua leke per voten, madje mire do ishte euro, por ky Saliu e kelyshet e tij nuk paguajne leke kesh dhe ç,mut duan nga une ?? Votova, ja futa Saliut dhe PD-se, e iken qente. Pres Edin me trupin e tij te gjate dhe shume te dhene pas meje, aq sa nga dashuria qe ka per mua, me derdhet totalisht siç nena e ka bere.
Sa i bukur eshte, e sa i thjeshte edhe pse ka qene ne pushtet ky dhe parardhesi i vet, ai te jep edhe ate qe e ” mbajne te tjeret nen breke ” Vjen 2015 dhe ja jap voten perseri, se nuk e pat te duhuren dhe une shpresoj qe do beje shume per shqiptaret, kuptohet po e la te qete PD dhe Saliu, po ku te lene keta qente e Saliut. Vjen 2017 e une e votoj perseri Edin, se ai nuk ka patur kohe ngaqe ai kirmineli Saliu e la ne borxh kete vend dhe EDI i shkrete te me zor i lau borxhet e Saliut.
Ne 2019 une do shkoj te ndjek instiktin tim mbrojtes kundrejt Saliut dhe do shkoj te votoj, kam s’kam dike perballe edhe pse EDI me ka merzitur pak, por do shkoj te votoj PARTINE SOCIALISTE. E bera, e ndjehem mire une dhe kushurinjte e mi ne USA. I nderova dhe ata me voten time. 2021 erdhi dhe votimet po afrojne. Jam ne dileme ne fakt se kam nje frike te brendshme mos PD na kthehet ne pushtet edhe pse Edi im nuk eshte se ka punuar shume, por prap do pres.
Eci rruges dhe takoj nje mikun tim qe ishte ne itali dhe kish ardhur kastile per votime, djale shume i mire dhe me leke te madh. Ne bisede e siper me thote qe ka ardhur per votime dhe do votonte Ramen dhe do investonte per te. Me erdhi mire por edhe pak keq, se ishte djale qe kishte kohe qe kish ikur, por çne? Sapo me pyeti per kalamajte, me tha qe duhet ta ndihmoja po te mundesha me ca vota dhe syte me shkelqyen, se pak a shume me doli aty ku duhej e do me shuante dilemen. I thashe sa jep, se pa leke si zor te shkoja ne votime, se kundra PS jo e jo dhe mos t’i shkoje mendja qe do votoj PD. Mora ca aspra dhe votova. U qetesova e keq mire Salën nuk e solla dhe kelyshet e PD i lashe si qener. Me respekt per ju, shqiptari i Shqiperise.