Reuters: Shqipëria dhe MV ‘viktimat’ e para të skepticizmit Macron

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë viktimat e para të skepticizmit të presidentit francez Emmanuel Macron për mos zgjerim të BE-së.
Kështu shkruan prestigjiozja “Reuters”, e cila citon një deklaratë të presidentit francez që paralajmëron se zgjerimi do të ngadalësonte vendimmarrjen në BE dhe mund te inkurajonte partitë nacionaliste.
Ndërkohë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë më shumë se një vit që presin çeljen e negociatave me BE, siç shkruan “Reuters”, “Ato mund të bëhen viktimat e para të zhgënjimit të Macronit nëse ai do të mbajë këtë qendrim”.
Macron shprehet se: “Prestigji i Europës është në rrezik nëse vazhdimisht do të mbahej peng nga grupet e pakicave për vendime të vështira dhe të nevojshme për cështje qe shkojnë nga ndryshimet klimatike në migracion”
“Unë jam më shumë skeptik ndaj atyre që thonë se e ardhmja e Evropës qëndron në zgjerimin e mëtejshëm, kur nuk mund të gjejmë marrëveshje midis 28 shteteve.”
“Dhe unë jam këmbëngulës për faktin se do të refuzoj të gjitha format e zgjerimit para reformës së thellë në mënyrën se si funksionojmë institucionalisht”- citon “Reuters” presidentin francez.
“Reuters” shkon më tej kur Shqipërinë e precepton si një nga vendet më të korruptuara të Evropës që nuk ka arritur të luftojë pastrimin e parave dhe që përballet me rezistencë më të fortë nga shtetet e Evropës veriore.
“Zgjerimi kërkon unanimitet, domethënë Macron ka fuqinë e vetos”- shkruan “Reuters”.

Zjarr Tv Ad