Revista britanike: Shqipëria ndër 15 vendet që të gjithë do të vizitonin në 2019

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria është në 15 vendet më të preferuara për britanikët për tu vizituar gjatë vitit 2019.

Revista e famshme britanike “Harper’s Bazaar” që i kushtohet botës së modës, artit dhe kulturës ka zhvilluar një sondazh në instagram në bashkëpunim ekspertët e udhëtimeve për vendin që dëshirojnë të vizitojnë turistët në 2019 dhe Shqipëria renditet e 8-a në 15 më të preferuarat,  me vende si Sri Lanka, Kanadaja, Zelanda e Re apo Japonia.

“Ky vend i Europës Jugore për një kohë të gjatë ka qenë nën hijen e tërheqjes turistike që kishin vendet fqinje si Greqia dhe Mali i Zi, megjithatë, disa ekspertë udhëtimesh parashikojnë se 2019 do të jetë viti i këtij vendi”, thotë Harper’s Bazaar.

“Booking.com cilëson Ksamilin, në jug të vendit, një xhevahir të fshehur. Për më tepër, ajo thekson se ky vend është vlerësuar nga vizitorët e mëparshëm për gatimet e detit dhe njerëzit miqësorë”, shkruan revista britanike.

Shqipëria ka arritur të listohet edhe nga “Lonely Planet” në destinacionet më të mira për vitin 2019: “Shqipëria mbetet një destinacion ku mund të ngjisësh male të bukura, të qëndrosh në fshatra të vogla dhe përtej kohës si dhe të eksplorosh kryeqytetin Tirana plot gjallëri shumë më i lirë se sa kudo tjetër në Europë”.

Artikulli ka gëzuar dhe kryeministrin Edi Rama, i cili e ka postuar në faqen e tij në fb.

“MIRËMËNGJES , dhe me këtë tjetër vlerësim prestigjioz për Shqipërinë si një ndër 15 vendet që të gjithë do të vizitonin gjatë vitit 2019, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Zjarr Tv Ad