Revista prestigjoze ndërkombëtare “TIME” ka zgjedhur këtë të enjte të nderojë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe popullin atje, për qëndresën heroike në luftë, prej 8 ditësh. Ballina ka një titull në anglisht dhe më pas fjalët në ukrainisht të presidentit Zelensky.
Mbi titullin “Volodymyr Zelensky dhe heronjtë e Ukrainës”, kopertina përmban fjalët në ukrainisht që Zelensky tha në fjalimin e tij në Parlamentin e BE të martën: “Jeta do të fitojë mbi vdekjen dhe drita do të fitojë mbi errësirën”. Për herë të parë media amerikane hapet me një tekst qëndror në gjuhën ukrainase.
Përmes kopertinës së saj, “TIME” thotë se Zelensky “ndryshoi historinë” duke zgjedhur të qëndrojë në kryeqytetin Kiev kur filloi pushtimi, duke zgjuar SHBA dhe aleatët të ndërmerrnin veprime serioze kundër Rusisë.