Revoltë në Kurbin për rrugën që po rrafshon tokat bujqësore: ‘Me se do të jetojmë?!’

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e fshatit Prozhme të Kurbinit janë ngritur sot në protestë për një projekt infrastrukturor që kalon mespërmes tokës së tyre bujqësore.

Një zonjë e moshuar tregoi para kamerave se ajo merr vetëm 8 mijë lekë pension dhe ka këtë tokë, që e mbjell për të rritur dy jetimë. Asnjë dëmshpërblim, asgjë nuk i është dhënë për tokën bujqësore që ia rrafshuan.

“Me se do të jetoj unë?! – rrëfeu ajo para kamerave. – Po flas hapur, me 8 mijë lekë pension e këtë tokë po rrit dy jetimë”.

Prej 4 vitesh firma “Euroteorema” po zbaton projektin e financuar nga ARRSH-ja për ndërtimin e rrugëve dytësore pranë mbikalimit të Rrugës së Kombit në Fushë-Milot, Kurbin.

Banorët që në fillim kanë ngritur shqetësimin se ky projekt nuk është konsultuar me ata, siç dhe e parashikon ligji. Për pasojë projekti është shpërdorues dhe kalon mes përmes tokave bujqësore duke mos marrë parasysh rrugët ekzistuese dhe me kosto më të ulët, por edhe me akses më të shkurtër për banorët.

Si pasojë e këtij falsifikimi, banorët janë ankuar në ARRSH me anë të një shkrese zyrtare, po ankesa e tyre nuk u morë parasysh me argumentin se nuk e ndryshojnë dot projektin.  Ndaj edhe ata vendosën ta shprehin revoltën e tyre.

Zjarr Tv Ad