Revoltohet Erion Kristo: Ç’punë ka dikush se çfarë votoj unë? Është shkelur vota e lirë dhe e ndershme…

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo, ishte I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në “RTV Ora”, ku u shpreh se problemi me daljen e të dhënave personale, është fakti që vota nuk është më e lirë dhe e ndershme.

Kristo: Problemi që shoh këtu unë se është shkelur një parim shumë i shenjtë. Problemi i madh këtu është se vota duhet të jetë e lirë dhe e ndershme. Këtu cenohet koncepti i votës.

Ç’punë ka dikush se çfarë votoj unë? Si mund të ekzistojë dikush që ta dijë se si votoj unë në zgjedhje?

 

Zjarr Tv Ad