Aktori i humorit Florjan Binaj ka reaguar ashpër pas një video të publikuar në rrjetet sociale që tregon se si hisoriani Richard Hodges të cilit qeveria shqiptare i besoi menaxhimin e Butrintit, e quante vendin tonë si shtet artificial që ka zënë tokën e grekëve.
Binaj thotë se Shqipëria dhe shqiptarët ndodhen sot në kohën më të keqe të tyre, ndërsa qeveritarët thotë ai bashkëpunojnë për Open Balkan me ata të cilët kanë dashur të shfarrosin gjysmën e kombit tonë.
Binaj bën thirrje për reagim në të kundërt fëmijët, nipërit dhe mbesat do të paguajnë dëmet e indiferencës tonë.
Reagimi i plotë i aktorit:
Ky që thotë që Shqipëria paska qënë një vënd artificial i krijuar pa asnjë shqiptar në të në 1913-ën nga fuqitë e mëdha dhe që grekët qënkan përzënë nga Butrinti e nga jugu nga shqiptarët dhe që këta të fundit i paskan sjellë fuqitë e mëdha, ky quhet Richard Hodges dhe këtë, e ka përzgjedhur qeveria për të drejtuar parkun Kombëtar të Butrintit, trashgiminë tonë kulturore për 10 vitet e ardhshme në një kontratë ta papranueshme për arkeologët e nderuar të vëndit tonë…Një antishqiptar që flet hapur kundra trashgimisë tonë i zgjedhur nga qeveria që paguhet nga taksat tona për të na shërbyer….A do guxonte të fliste kundra grekëve në Athinë ose kundra Romakëve në Romë një qënie e tillë??Nuk mendoj se do guxonte ta mendonte…Po në Shqipëri, këta njerëz gjejnë frymëzim pasi koha ka dëshmuar që ata që e drejtojnë vëndin tonë, kanë qënë gjithmonë të gatshëm të falin copa toke të këtij kombi për dy pëllëmbë karrige….
Nga ana tjetër openballkazani që KM bashkëpunon më kollaj me ata që kanë vrarë e kanë dashur ta zhdukin kombin tonë me shekuj sesa me vetë gjysmën tjetër të kombit…
Nga ana tjetër dhënia të drejtë e pretendimeve të Greqisë për detin tonë, që mirë që mori një llokëm shumë të madhe toke e deti shekullin që shkoi nga Shqipëria dhe shqiptarët, më bën të mendoj që kohë më të këqia se këto, Shqipërisë dhe Shqiptarëve nuk i kanë ardhur kurrë!!!KURRË!
Sot ata që ne kemi në krye për të na shërbyer, po i shërbejnë atyre që duan të na bëjnë keq e të çbëjnë të shkuarën duke vizatuar një të shkuar që ska qënë, një të tashme pa kuptim dhe një të ardhme pa të ardhme…për mendimin tim, gjëndemi në një kohë në të cilën po nuk vepruam, fëmijët, nipërit e mbesat tona, do kenë një jetë shumë të vështirë e do iu duhet të paguajnë dëmet e mosreagimit tonë sot! Nese nuk reagojmë, nesër do jemi ne që heshtëm turpi pasardhësve tanë.