Revoltohet Lapaj: U tradhtuam nga prindërit, u bënë me atë me gishta e atë me grusht

0
132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi Adriatik Lapaj thotë se problemi më madh i Shqipërisë sot që ka sjellë largimin masiv të të rinjve është elita politike e mbetur në mendësinë e viteve ’90.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Lapaj u shpreh se brezi i tij është tradhtuar nga prindërit, të cilët duke u bërë ithtarë të dy partive të mëdha nuk mundën të garantonin krijimin e një sistemi demokratik në vend.

“Problemi më i madh i Shqipërisë sot është elita politike e kalcifikuar me mendësinë e viteve ‘90 dhe një brez që është peng i teknologjisë. Brezi im e poshtë është tradhtuar nga prindërit; kur ka ardhur puna për të garantuar një sistem demokratik kanë çeduar duke u bërë ose me ata me grusht ose me ata me 2 gishta. Ky është një alarm që të paktën prindërit e rinj të mos rrinë më tek gishtat dhe trëndafili, por të bëjnë debat idesh dhe të rikuperojmë çfarë nuk është bërë deri tani”, tha Lapaj.

Zjarr Tv Ad