Ditën e sotmë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me biznese përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, ku ka ndarë me ta situatën aktuale të ekonomisë shqiptare, ndërsa ka shpalosur dhe disa nga pikat e planit të PD-së. Basha tha se; plani i PD-së, ka si qëllim që të nxjerrë vendin nga kriza.
Sipas kryedemokratit, Rama duhet të kërkojë falje publike para qytetarëve, para se të ikë nga pushteti.
“Parashikon rimbursimin e plotë të ilaçeve, që 4 muaj pasi e ia kërkuam qeverisë, prapë nuk zbatohet. Mos të flas fare për pjesën e administrimit apo keqmenaxhimit të pandemisë nga Rama, pasi nuk ka vend që të krahasohemi më Ballkan. Këtë e tregojnë shifrat e infeksioneve, të të vdekurve. Me rëndësi është shëndeti i njerëzve. Pandemia ishte shkelmi i fundit që i bëri ekonomisë. Tek ne nuk mbahen mend ato thërrime që u dhanë, ku me një dorë iu dhanë, me një dorë ua morën.