Revolucion total në Madrid, Reali zyrtarizon skarcimet e para

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një sezon ku pak nga pak po tejkalojnë çdo limit negativ e vetmja gjë që po mendojnë në shtëpinë e Reali është revolucioni. Përjashto Zinedine Zidane, i vetmi i paprekshëm, pjesa tjetër e ekipit është e gjitha në pikëpyetje. Pas zërave të shumë, listave të gjata me largime dhe afrime, vijnë dhe konfirmimet e para: Keylor Navas, protagonist i tre Champions League të fituara, duke nisur nga sezoni i ardhshëm do të largohet, ky është një lajm zyrtar i konfirmuar nga klubi.

I njëjti fat edhe për Gareth Bale, mungon zyrtarizimi por Zidane po gjithçka është e mundur që Bale ta kuptoj këtë qëllim, lëvizja e fundit ishte degdisja e uellsianit në ekipin e të rinjve. Paralelisht me fushatën e largimeve po punohet edhe për afrimet.

Çuditërisht në listën e Zidane gjejmë një emër të ri, një sulmues që ka shpërthyer këtë sezon, Jovic i Frankfurt. Sulmuesi vlerësohet me 60 milion euro, një shumë e pranueshme. Afrimi i parë zyrtar në Madrid pritet Eden Hazard, në këtë pikë nuk ka më asnjë dyshim, është thjeshtë çështje kohë.

Realit pritet ti kushtojë fantazisti belg 100 milion euro. Sëbashku me Hazard nga Premier League pritet të vij një ndërmjet Pogba dhe Eriksen, mbase dhe të dy sëbashku. Një mesfushë me lojtarë të tillë, revolucioni do të quhej i kompletuar. Përveç Jovic, në sulm, Reali vijon të mbaj ndezur dy pista luksi, Mbappe dhe Kane.

Zjarr Tv Ad