Revolucioni nis nga moshat, Duka zbulon planet e FSHF-së

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe përgjegjësi i Zyrës Rajonale të Tiranës kanë zhvilluar ditën e sotme një takim pune me trajnerë dhe drejtues të shoqatave e akademive sportive që operojnë në qarkun e Tiranës.
Në fjalën e tij, numri 1 i FSHF-së falenderoi të pranishmit për kohën, duke nënvizuar se qëllimi i këtij takimi është shkëmbimi i ideve, dhënia e propozimeve e mendimeve për të masivizuar futbollin si dhe për të ndihmuar shoqatat në disa drejtime.

“Fokusi jonë ka qënë dhe mbetet futbolli i fëmijëve. Edukimi i fëmijëve që luajnë futboll duhet të realizohet nëpërmjet një programi që do të realizohet nga drejtoria teknike në FSHF në konsulencë me ju. Ky program duhet të jetë i detyrueshëm për të gjithë futbollin në Shqipëri. I ngjashëm me kurrikulat e shkollave në arsim, i cili duhet të studiohet mirë dhe stërvitshmëria e futbollistëve të jenë në standarte dhe parametra cilësorë. Pasi të miratohet ky program, duhet të kontrollohet dhe monitorohet nga strukturat tona për tu zbatuar nga të gjithë”.
Në takim u dëgjuan me vëmendje të gjithë problematikat që kanë shoqatat sportive si edhe propozimet e tyre. Presidenti Duka premtoi se do të ndryshohet kompensimi për taksën e formimit, do të rritet dhe të garantohet që klubet të marrin pagesën për lojtarët që kanë formuar.

Në të njëjtën kohë u garantua zerimi i tarifave të regjistrimit në kampionat për amatorët si dhe reduktimi i tarifave për ekipet pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore dhe atë të Parë në U-17 dhe U-19. Një tjetër pikë që u diskutua ishte dhe krijimi i kampionatit kombëtar për moshën U-15.

Zjarr Tv Ad