Rexhep Meidani: PS duhet të mendohej mirë para se të akuzonte Presidentin…

0
131
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti i Shqipërisë Rexhep Meidani, nuk është në një mendje me deputetët e Partisë Socialiste, lidhur me vendimin e marrë prej tyre, për shkarkimin e kreut të shtetit Ilir Meta. Ndërsa shprehet kundër shkarkimit të Metës, Meidani thekson që përpara një vendimi të tillë, duhej menduar me maturi.

I pyetur nga “Euronews”: “Si po e shihni situatën politike?”, Meidani u shpreh: “Të trishtueshme”.

Ndërsa i kërkohet një koment për shkarkimin e Metës, Meidani thotë: “Këtë pyetje bëjani Partisë Socialiste. Për mua duhet menduar shumë mirë para se të akuzohet Presidenti”.

“Unë shpresoj që Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin e duhur”, – shtoi Meidani.

Sjellim në vëmendje që më 9 Qershor, Kuvendi i Shqipërisë votoi me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim për shkarkimin e Ilir Metës.

Për herë të parë në 30 vjet pluralizëm, Parlamenti i Shqipërisë shprehet për shkarkimin e një kryetari shteti. Tanimë verdiktin final lidhur me çështjen do ta thotë Gjykata Kushtetuese.

Zjarr Tv Ad