Shtatorin e vitit 2023, Rezart Veleshnja akuzoi kolegun e tij, Ermal Mamaqi, se nuk është treguar korrekt pas bashkëpunimit të tyre dhe e ka paguar vetëm 200 euro, ndërkohë që i detyrohet edhe 8.800 të tjera.
Edhe përpara filmit “2 Gisht Mjalt 2”, Veleshnja i bëri thirrje Ermalit që të paguajë borxhin ndaj tij.
Por si nisi ky konflikt mes aktorëve?
Ermal Mamaqi zgjodhi emisionin e moderatores Ester Bylyku, “Glamour Zone” në “Ora News”, për të sqaruar për herë të parë dhe të fundit mosmarrëveshjen me Rezart Veleshnjën.
Pjesë nga biseda
Ester Bylyku: Prej disa muajsh Rezarti të akuzon se e ke paguar vetëm 20 euro, dhe i ke 8.800 euro borxh. Kur ke ndërmend t`ia paguash këtë borxh? (qesh)
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Ermal Mamaqi: Me Rezin jemi miq të mirë. Kemi bashkëpunuar për një rol. Ai ka patur një rol të vogël vetëm një orë, dhe për atë është paguar 200 euro.
Ester Bylyku: Që ta sqarojmë, është kuptuar nga publiku sikur keni rënë dakord që t’i do ta paguash 10 mijë euro, dhe nga kjo shumë i ke dhënë vetëm 200…
Ermal Mamaqi: Jo, nuk është e vërtetë. Përpara se të nis një bashkëpunim, fillimisht firmoset një kontratë. Unë nuk mund të paguaj cdo aktor 10 mijë euro, sepse jeta ime do të ishte shumë e vështirë.