Rezistenca ndaj antibiotikëve mund të vrasë 10 milionë njerëz deri në vitin 2050

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rezistenca ndaj antibiotikëve po vazhdon të bëhet një problem në rritje anë e mbanë botës, shpeshherë është vështirë të bëhet një lidhje me baktereve që i rezistojnë këtij ilaçi dhe vetes tonë, transmeton Telegrafi.

Doktorët thonë se kur bëheni rezistent ndaj ndonjë infeksioni të zakonshëm, ky është problem i madh të cilin jemi duke e injoruar njësoj sikurse ngrohjen globale.

Sëmundjet që i rezistojnë antibiotikëve priten t’i vrasin deri në 10 milionë njerëz në vit deri në vitin 2050. Dhe nuk ka qenë e lehtë të gjenden ilaçe të reja për t’i qëndruar para këtij problemi.

Shumë kompani të mëdha farmaceutike kanë ndaluar prodhimin e antibiotikëve të ri, ndërkaq ilaçet që janë në zhvillim janë duke u ballafaquar me bllokada të shumta.

Organizatat qeveritare ndërkombëtare, si ajo e Qendrave për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve, kanë paralajmëruar për rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve, duke thënë se së shpejti do të futemi në “epokën post-antibiotike”.

 

Zjarr Tv Ad