Rezoluta e SHBA për vëllezërit Bytyçi, Cakaj: Serbia vazhdon të dështojë në ndjekjet penale për krimet kundër shqiptarëve

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, përmes një postimi ka përshëndetur miratimin e rezolutës nga Dhoma e Përfaqësuesve për vëllezërit Bytyçi. Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një rezolutë, me anë të së cilës i kërkohet Serbisë që të vërë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, në vitin 1999.

“Shqipëria mirëpret votën unanime të Dhomës së Përfaqësuesve mbi Serbinë për çështjen e vëllezërve Bytyçi. Serbia vazhdon të dështojë në ndjekjet penale ku ata janë përgjegjës për krimet e panumërta të bëra kundër shqiptarëve të Kosovës”, u shpreh Cakaj.

Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi të martën një rezolutë, ku kërkon që Serbia të dënojë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi. Në vijim ato bëjnë thirrje se zbardhja sa më parë e ngjarjes përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë.

Zjarr Tv Ad