Nga Bujar Nishani
Sonte e degradoi edhe njëherë imazhin e shtetit shqiptar ky karagjoz i llojit të vet. Shumë mirë bëri që e përshëndeti Rezolutën e Asamblesë së Përgjithëshme të OKB kundër pushtimit rus. Por si mundet që merakun më të madh të propagandës së vet publike kishte jehonën “triumfaliste” për votën e Serbisë ?
Si mundet që Kryeministri i një vendi sovran ta kthejë veten në zëdhënësin agjitator të një shteti tjetër, që në fakt ka marrë deri tani pozicionin më antidemokratik e antihuman ndaj krimeve ruse në Ukrainë ? Përse u dashka që një kryeministër të “fluturojë” me propagandën ndaj një vendi tjetër e për më tepër kur e gjithë Evropa e ka damkosur Serbinë filoruse ?
Pse i “krruhet nën kësulë” këtij kryeministrit tonë, kur halli i botës së qytetëruar është shumë më i madh e tjetërkund ? Bota e di mirë se përse Serbia e votoi atë Rezolutë formale sonte, por asnjë angazhim në sanksionet anti ruse nuk ka !
As për mbështetje ndaj Ukrainës, as për dënim ndaj Rusisë por veç për hallin e vet në rajon ! Turp e faqja e zezë me këta sharlatanë që i janë bërë “peshqesh” këtij vendi. Zgjohu shqiptar !