Rezoluta për Ukrainën, Basha: Mbështetje e plotë për popullin ukrainas! I kërkojmë qeverisë të bëjë gjithçka për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe OKB

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet të miratohet rezoluta për mbështetjen e sovranitetit të Ukrainës. Ai u shpreh se PD e mbështet këtë rezolutë dhe dënoi agresionin rus në Ukrainë.

Gjithashtu Basha i kërkoi qeverisë që të bëjë të gjitha përpjekjet për të bërë të mundur anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe NATO.

“I nderuar ambasador i Ukrainës. Jemi mbledhur në një ngjarje të rrallë për Kuvendin e Shqipërisë, për t’i dhënë mbështetje të plotë popullit ukrainas që gjenden përballë agresionit të pashembullt. Relatori e shpjegoi fare qartë kontekstin se si lindi kjo iniciativë, dhe pavarësisht prej konfliktit në politikën shqiptare, mbështetja nuk ka munguar.

Urimi im është që populli i Ukrainës të përballet me heroizëm me rusët dhe ta shohë këtë akt mbështetje nga Parlamenti shqiptar, si një shprehje vullneti të gjithë kombit shqiptar. Siç kam thënë pas agresionit të 24 shkurtit, ne jemi kombi i fundit para jush që kemi ndjerë në palcë dhimbjen dhe vuajtjen, gjenocidin që është bërë nga Sloboda Milloshevici në Kosovë. Ne e dimë se rezistenca dhe flijimi i më të mirëve në mesin e një kombi që lufton për liri, me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen e kombeve demokratike, gjithmonë shpërblehet.

Këto janë ditë të errëta për Ukrainën, Europën dhe mbarë botën demokratike, dhe cdo komb që kërkon të jetojë në paqe. Ajo që po ndodh sot në Ukrainë, është një luftë që na përfshin të gjithëve. Viktimat nuk janë thjesht qytetarë të Ukrainës. Ata janë familjarë, prindër e fëmijë që na takojnë të gjithëve. Përmes kësaj rezolute ju japim jo vetëm mbështetjen e plotë morale, por i japim edhe përfaqësisë sonë në Këshillin e Sigurimit, shtysën për të bërë gjithçka krah aleatëve tanë në mënyrë që të mos kursehet asnjë përpjekje për t’i dhënë fund kësaj çmendurie.

Askush nuk duhet të ketë dyshimin më të vogël se çmenduria e Vladimir Putin është një akt i beftë dhe i paplanifikuar. Për ta kuptuar këtë, mjafton t’i referohemi propagandës së tij, e cila agresionin mbi civilët ukrainas i justifikon me gjuhën identike të misioneve humanitare që shpëtuan shqiptarët e Kosovë nga spastrimi etnik i hordhive gjakatare të Sllobodan Millosheviçit. Akti i ndërhyrjes dhe luftës së NATO-s krah për kah UÇK-së ishte një akt humanitar që i hapi rrugë shpërbërjes së Federatës Jugoslllave. Ukraina është një vend me integritet territorial të pacënueshëm, ndodhte aktualisht të dhunuar. Për Shqipërinë ka vetëm 1 Ukrainë dhe kjo rezolutë i drejtohet popullit ukrainas kudo ku ndodhet. Ky është një moment që me të njëjtën përgjegjësi të miratojmë projekt-rezolutën tjetër, që ka propozuar PD.

Projekt rezolutë që ka të bëjë me impaktin e derdhjes së mbeturinave në rajon, ku ndodhet i vetmi vend europian që ka refuzuar sanksionet kundër Rusisë dhe vazhdon të përkëdhëlë diktatorin Vladimir Putin. Ne nuk mund të mjaftohemi me deklarata dhe as me qëndrime televizive. Është detyra jonë t’u kërkojmë autoriteteve shqiptare që t’i shërbejmë paqes në rajon, duke miratuar draft-rezolutën që diskutohet në Komisionin e Jashtëm, duke vlerësuar faktin që jemi anëtarë të përkohshëm të Këshillit të sigurimit, t’i kërkojë qeverisë që të përdorë të gjitha mjetet që Kosova anëtarësohet në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Të bindë 4 vendet anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Të influencojë që të forcohet bashkëpunimi ushtarak dhe politik që Kosova të bëhet vend anëtar i NATO-s. Shpreh mbështetjen e plotë në emër të PD-së për popullin ukrainas duke dënuar ashpërsisht agresionin rus”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad