Rezolutë e Grida Duma: Kemi vulë, kemi seli, SPAK-u të na kthejë anëtarësinë!

0
214
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish nënkryetarja e PD-së, e shumënjohura, zonja Grida Duma, ka bërë sot një propozim të rrallë në trajtë rezolute. Korespodenti i rubrikës tonë satirike, Tej e Këtej, e dëgjoi të gjithë ligjërimin e saj, dhe e solli në redaksinë tonë të plotë:

Ato pra, vula dhe selia jonë e bukur, janë të shenjta dhe na përkasin vetëm ne, domethënë Lulit, mua, Gazit, Joridës, Alibeut dhe mbi të gjitha zonjës Yuri Kim!

Nisur nga ky fakt i patjetërsueshëm, ne i kërkojmë drejtësisë tonë të re dhe moderne, të krijuar rishtaz dhe posaçërisht nga vetë kolegu Edi Rama dhe veçanërisht nga ambasada amerikane, që të na kthejë sa më parë, anëtarësinë, që na e grabiti 24 orë më pare, kolegu i shpallur non-grata, Sali Berisha!

I pari që duhet ta kryejë këtë punë është SPAK-u, i cili duhet të thërrasë në mënyrë urgjente dhe emergjente, të gjithë anëtarësinë e PD-së, ta ngarkojë penalisht atë dhe të urdhërojë gjykatën, që brenda 24 orëve, të bëjë kthimin e menjëhershëm të tyre, aty ku e kanë vendin, pra në partinë e Lulit tonë.

Zjarr Tv Ad