Rezultoi pozitive me doping, Romela Begaj dënohet me 8 vite

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është dënuar me 8 vite ish-kampionja e peshëngritjes Romela Begaj, e cila nuk ka arritur të provojë përpara gjykatësve të Federatës Botërore arsyet e gjetjes së gjurmëve të stanazololit në trupin e saj.

Për këtë arsye, Federata Botërore e Peshngritjes e ka dënuar me 8 vite për përdorimin e dopingut.

Zbulimi se sportistja kishte përdorur substancën e ndaluar u bë në janar të vitit 2018, pas analizave që ju bënë në Kampionatim Botëror të vitit 2017.

Por për të, ky duket të jetë një rast i përsëritur. Edhe në rastin e parë kur rezultoi pozitive sërish ndaj stanazololit, në vitin 2014, Romela Begaj nuk mundi të shpjegojë se si kjo substancë kishte hyrë në trupin e saj.

“Duke qenë se sportistja e ka të përsëritur pozitivitetin ndaj dopingut, do të dënohet me sanksionin maksimal që është 8 vjet dhe do të hiqen të gjitha rezultatet nga aktiviteti ku ka rezultuar pozitive dhe të gjitha rezultatet nga periudha e fillimit të kësaj çështjeje, që është fundi i vitit 2017”, thuhet në vendimin e Federatës Botërore të Peshëngritjes.

Romela Begaj është 33 vjeç dhe aktualisht ndodhet familjarisht në Kanada.

Zjarr Tv Ad