Rezultuan pozititv 4 punonjës/ Gjykata e Elbasanit mbyllet për dy javë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër punonjëse të Gjykatës së Elbasanit, dy prej të cilave në pozicionin e sekretares, si dhe përgjegjësia e zyrës bashkë me kancelaren, kanë rezultuar pozitiv me korona*virus.

E gjithë kjo situatë, ka çuar në mbylljen e Gjykatës së Elbasanit, për dy javët e ardhshme.

Kujtojmë se ditën e sotme, Ministria konfirmoi 14-të raste të reja në Elbasan, ku krahas rasteve në Gjykatë, rezultojnë pozitiv 7 mësues dhe 2 punonjës policie.

Rastet me Corona*virus në radhët e mësuesve, janë shënuar; 2 te “Luigj Gurakuqi”, një te “Naim Frashëri”, një në shkollën 9-vjeçare në Griqan, si dhe një në shkollën “Qemal Haxhihasani”, një te “Kostandin Kristoforidhi”, dhe një te shkolla 9-vjeçare në Mengël.

Ndërkohë që 20 mësues të tjerë janë karantinuar. Pritet që t’u bëhet tamponi personave të kontaktit, për të zbuluar nëse janë infektuar.

Zjarr Tv Ad