Riatdhesohen 680 shqiptarë nga Italia në Shqipëri

0
6

Në gjashtë mujorin e parë të 2019, 680 emigrantë të parregullt shqiptarë janë riatdhesuar nga Italia në Shqipëri duke u renditur në vendin e parë në listën e emigrantëve të kombësive të ndryshme të identifikuar nga autoritetet italiane.

Këto të dhëna zyrtare janë prezantuar në një raport mbi situatën e emigracionit në Itali në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese në Parlamentin Italian,

Në gjashtë mujorin e parë të 2019 nga territori italian janë riatdhesuar drejt vendeve të origjinës 2839 emigrantë të parregullt  dhe në vendin e parë renditen emigrantët shqiptarë.

Deri në fund të 2019 parashikohet që numri i emigrantëve të riatdhesuar të jetë rreth 6000, shifër kjo në koherencë me vitet e mëparshme.

Në vendin e dytë pas shqiptarëve renditen emigrantët e parregullt nga Tunizia dhe janë riatdhesuar rreth 300 prej tyre në gjysmën e parë të vitit 2019. Më pas emigrantët nga Peru, Ukrainë, Kina etj.

Raporti i Komisionit parlamentar italian informon se emigrantët e riatdhesuar përbëjnë vetëm 39 % të numrit të emigrantëve të parregullt që kanë marrë urdhrin e dëbimit nga territori italian.

Në këtë raport tërhiqet vëmëndjo ndaj kampeve të qëndrimit të emigrantëve të parregullt në Itali , deri në pritje të riatdhesimit të tyre, të cilat janë në kushte jo të mira higjienike.