Riemërohet kupola e shkarkuar nga Policia e Elbasanit

0
598
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas shkarkimit të bujshëm e drejtuesve të policisë së Elbasanit, ata janë emrësuar përsëri në poste të reja. Shkarkimi siç duket nuk ka qënë i përhershëm.

Arben Dashi i cili ishte Drejtor i Policisë së Qarkut të Elbasanit është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Zija Sulaj është transferuar si shef i komisariatit Dibër, në policinë e Elbasanit mbante pozicionin e Shefit të Komisariatit.

Kujtim Muça është emëruar shef i Drejtorisë së Kufirit në Dibër. Më përpara Muça ka shërbyer si shef i Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Zjarr Tv Ad