Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Këngëtarja e njohur Rihanna tash e sa kohë nuk ka qenë aktive në muzikë, kjo pas angazhimit të saj si stiliste në markën personale “Fenty”, dhe në rolin e saj si aktore në “Oceans 8’.
Fansat siç duken nuk ishin të kënaqur nga ky mos aktivizim i këngëtares në fushën e muzikës, dhe në llogarinë e saj mijëra pyetje ishin adresuar për datën e këngës së saj më të re.
Dhe Rihanna kishte vendosur t’iu përgjigjej duke i befasuar të gjithë, pasi ajo nuk po rikthehet vetëm me një këngë, por me një album që pritet të publikohet në vitin 2019.
Albumi i fundit i saj ishte në vitin 2016 i titulluar “Anti”, gjatë këtyre viteve ajo ka bashkëpunuar me shumë artistë të njohur duke sjellë hite si “Lemon”, “Loyalty”, “Wild Thoughts” etj.