Rihapen hetimet për zhdukjen e Renit të Elbasanit, zhvaroset kufoma që dyshohet se i përket këngëtarit të tallavasë

0
129
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë rihapur sërish hetimet për zhdukjen e këngëtarit të tallavasë Renato Hamza.

Korrespondenti i Panorama.al bën me dije se specialistë të mjekësisë ligjore kanë kryer zhvarrosjen e një kufome të paidentifikuar, e cila dyshohet se është e këngëtarit në fjalë.

Kufoma u gjet disa vite më parë në një fshat të Librazhdit, e dekompozuar, por që nuk mundi të bëhej dot identifikimi i saj.

Duke u nisur nga indiciet e reja, hetuesit pritet të marrin kampionet e ADN-së nga mbetjet kockore për të vërtetuar nëse eshtrat janë të këngëtarit Renato Hamza, ose siç quhet ndryshe Reni i Elbasanit.

Hamza humbi kontaktet me familjen në vitin 2014 dhe që prej atëherë nuk ka më asnjë gjurmë prej tij.

Zjarr Tv Ad