Rihapet Kalaja e vjetër e Tiranës

0
174
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kalaja e vjetër e Tiranës, nga kjo e shtunë është hapësira më e re kulturore dhe tregtare e qytetit.

Qytetarët dhe turistët e shumtë mund të gjejnë dyqane suvenieresh, mozaikë e restorante tradicionale.

Pas sheshit “Skënderbej dhe Pazarit të Ri, Kalaja e vjetër e Tiranës i është kthyer qytetarëve si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare.

Veliaj: Mbaj mend kur erdhëm këtu në fillim, thanë: po shqyejnë Kalanë, po e shkatërrojnë, mori fund qyteti, na mbytën kullat, betoni. Tani le t’i sqarojmë disa gjëra: një qytet që rritet çdo vit me 25-27 mijë vetë, ka nevojë të ketë patjetër vende ku njerëzit do banojnë. Ne s’mund të bëjmë geto, nuk mund të shtojmë ndërtimet informale. Më mirë të rrinë në pallate të rregullta ku mblidhen plehrat, ku vjen adresa, ku vjen uji, ku vjen energjia.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro siguroi se gjatë punimeve nuk është prekur nën toka dhe arkeologjia është nën tokë.

Kumbaro: Nuk është prekur nëntoka, arkeologjia është aty nën tokë. Gjithçka është ngritur sipër me materiale të lëvizshme; nëse një ditë pronarët e familjes duan ta kthejnë në një sit arkeologjik kanë gjithë mundësinë t’i zhvendosin të gjitha dhe t’i kthehemi një tjetër jete të kësaj pjese.

Së shpejti një rrugë për të cilën po punohet do ta lidhë këtë pjesë me Unazën dhe rrugën e “Elbasanit”.

Bashkia ka parashikuar një fond për rregullimin e pedonales “Murat Toptani”.

 

Zjarr Tv Ad